Aktet Nënligjore
Nxjerrja e akteve nënligjore për pakicat bazohet në dispozitat e ligjit nr. 96/2017 “Për mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në RSH-së” dhe detyrimet që rrjedhin nga Konventa Kuadër e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare”. Ky ligj dhe kuadri nënligjor në zbatim të tij parashikojnë dispozita për zbatimin e të drejtave specifike të pakicave kombëtare: vetë-identifikimi, mos diskriminimi, të drejtat arsimore, kulturore, ruajtja dhe zhvillimi i identitetit të tyre, përfaqësimi në jetën ekonomike, sociale, publike, etj, krijimin e kushteve dhe mundësive për ushtrimin e të drejtave specifike lidhur me përdorimin e gjuhës së pakicave në marrëdhëniet me autoritetet, përdorimin e emrave, mbiemrave, treguesit topografikë në gjuhën e pakicave kombëtare, mekanizmin institucional për përfaqësimin e pakicave dhe forcimin e rolit dhe kompetencave të Komitetit të Pakicave Kombëtare; Krijimin e Fondit për Pakicat Kombëtare për mbështetjen e nismave dhe projekteve që synojnë mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare, ruajtjen dhe promovimin e identitetit të tyre të dallueshëm kulturor, etnik, gjuhësor, tradicional dhe fetar të pakicave kombëtare. Miratimi akteve nënligjore për zbatimin e këtij ligji veçanërisht për sa i takon mbledhjes së të dhënave, arsimit, përdorimit të gjuhës në marrëdhëniet me autoritetet administrative, bazohet në kriteret objektive dhe kriterin subjektiv (parimi i vetë-identifikimit), sië parashikohet edhe nga ligji nr.96/2017 mbi pakicat kombëtare dhe kriteret e parashikuara nga Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare. Zgjedhja subjektive individuale është e lidhur me kriterin objektiv përkatës të identitetit të personit (neni 3 i Konventës Kuadër).
-
- VKM Nr. 726, datë 12.12.2018 “Mbi organizimin dhe funksionimin e Komitetit të Pakicave Kombëtare”.
- VKM nr.286, datë 10.05.2019 “Për miratimin e procedurave të zgjedhjes së kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarëve të Komitetit të Pakicave Kombëtare”.
- VKM Nr.769 , datë 15.12.2021 “Për kriteret e mbështetjes së nismave, projekteve që synojnë mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare, ruajtjen dhe promovimin e identitetit të tyre të dallueshëm kulturor, etnik, gjuhësor, tradicional dhe fetar dhe kriteret e përzgjedhjes për financimin dhe administrimin e “Fondit për pakicat kombëtare”
- VKM nr. 561, datë 29.9.2018 “Për pajisjen me tekste shkollore të nxënësve, formimin fillestar, zhvillimin e mëtejshëm profesional të mësuesve, si dhe për krijimin e funksionimin e klasave në gjuhën e pakicave kombëtare”.|
- VKM nr. 562, datë 29.9.2018 ”Për masat e përshtatshme për nxitjen e njohjes së kulturës, historisë, gjuhës dhe besimit fetar të pakicave kombëtare në veprimtarinë mësimore dhe shkencore të institucioneve të ët të lartë”
- VKM nr. 227, datë 17.4.2019 “Për përgatitjen, shtypjen, botimin dhe shpërndarjen e teksteve shkollore të arsimit bazë për nxënësit e institucioneve arsimore publike parauniversitare, ku mësojnë nxënës të pakicave kombëtare”;
- VKM nr.462, datë 3.07.2019 “Për miratimin e masave dhe të politikave të nevojshme për të siguruar pjesëmarrjen e personave, që u përkasin pakicave kombëtare, në jetën publike, kulturore, sociale dhe ekonomike në Republikën e Shqipërisë”
- VKM nr. 463, datë 3.07.2019 “Mbi përcaktimin e drejtimeve për miratimin e strategjive, programeve dhe planeve të veprimit për promovimin dhe krijimin e kushteve të nevojshme për personat që u përkasin pakicave kombëtare për të përdorur dhe zhvilluar elementet themelore të identitetit të pakicave kombëtare, duke përfshirë edhe gjuhën e tyre”
- VKM nr.1155 datë 24.12.2020, “Për kriteret për përcaktimin e njësisë së vetëqeverisjes vendore, numrit thelbësor dhe kërkesës së mjaftueshme të personave të pakicave kombëtare për t’u arsimuar në gjuhën e pakicës kombëtare”.