Pakica Kombëtare Arumune

Pakica kombëtare srumune është pjesë përbërëse e popullit dhe e shtetit shqiptar. Ata kanë kontribuar pozitivisht në historinë e shekujve të fundit në vendin tonë e veçanërisht në Rilindjen Kombëtare dhe Pavarsinë e Shqipërisë. Pakica kombëtare arumune i përket besimit Orthodhoks. Një pjesë e madhe e arumunëve janë plotësisht të asimiluar thjesht në shqipfolës kryesisht të besimit orthodhoks. Flamuri tradicional  familjar  popullor  dhe  komunitar i arumunwve, është nga më të vjetërit e Ballkanit dhe të Europës. Simboli i diellit me tetë rreze dhe kufizimet nga tre anë me kordone të kuq, të verdhë dhe blu, është tregues i qartë i përkushtimit të këtij populli ndaj diellit si burim i jetës dhe ngrohtësisë. Ky flamur i paraprin  flamurit me yllin e Verginës i cili u zbulua vetem ne fund te viteve 1970. Flamure  të  tjerë  të  arumunëve  janë  ata  që janë përdorur  në  festat  e  tyre  qysh  nga  paganizmi  e  deri  në  ditët  tona, i bardhi, i  verdhi, i  kuqi  dhe  i  kaltëri. Flamuri me  Diell, ishte  kryesori  që  nxirrej  me  ceremoni  kënge  dhe  muzike  në  festat  e  mëdha  të  vllehëve  si  ajo  e dasmës  familjare  arumune. Flamuri  pasurohej  me  lule  dhe  tre  kokërra  molle  të  vendosura  në  kryqin  e  krijuar  në  kokën  e  flamurit. Mollët  janë  fruti  i  dashurisë  dhe  erotikës  që  ka  origjinën  qysh  nga  interpretimi  i   krijimit  të  botës  nga  Adami  dhe  Eva. Fruti  i  dashurisë, molla  është  simbol i  prekur  edhe  nga  vete  Sokrati  i  madh. Kur  Sokrati  shkoi  për  të  marrë  gruan  e  tij  nuse, ai  mbante  në  dorë  një  mollë  të  kuqe  të  madhe. Pakica kombëtare arumune ka dhënë gjithmonë një kontribut të shquar në shoqërinë shqiptare dhe nga kjo pakicë kanë dalë figura të spikatura në fushën e arsimit, kulturës, shkëncës, sporteve etj.