Pakica Kombëtare Greke

Në Shqipëri jeton historikisht pakica kombëtare greke, pakicë kjo e njohur zyrtarisht nga shteti shqiptar në vitin 1921 në Unionin e Kombëve. Kjo pakicë, me përpjekje të vazhdueshme mundi të ruaj identitentin e tij kombëtar, gjuhën amtare greke, traditat kulturore, doket dhe zakonet. Që nga dita e përfshirjes së tij në kuadrin e shtetit shqiptar, ka treguar frymë bashkëpunimi e tolerance.Ajo themeloi dhe forcoi marrëdhëniet miqësore dhe ka luajtur rol pozitiv në fushën e bashkëjetesës paqësore me popullsinë shqiptare.

Eshtë fakt se në periudhën e diktaturës janë bërë përpjekje sistematike nga ana e regjimit për kufizimin e të drejtave, deri në shkëputjen e komunikimit me trungun amë dhe eliminimin e fizionomisë kombëtare te kësaj pakice. Në vitet e demokracisë pakica kombëtare greke po bën të gjitha përpjekjet për demokratizimin e vazhdueshëm të jetës, për ruajtjen e klimës së bashkëpuminit, për një bashkëjetesë të civilizuar në bazë të Kushtëtutës së vendit dhe Konventave Ndërkombëtare. Ajo po jep kontributin e saj  për integrimin pëfundimtar të Shqipërisë në familjen e madhe Evropiane. Përfshirja në Kushtëtutën e Shqipërisë të nenit 20 lidhur me të drejtat e pakicave kombëtare si dhe nënshkrimi i Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare nga ana e qeverisë janë hapa të rëndësishme në këtë drejtim.

Pakica Kombëtare Greke ka dhënë gjithmonë një kontribut të shquar në shoqërinë shqiptare dhe nga kjo pakicë kanë dalë figura të spikatura në fushën e arsimit, kulturës, shkëncës, sporteve etj.