Pakica Kombëtare Serbe

Historia e egzistencës së pakicës kombëtare serbe e ka zanafillën që në mesjetën e hershme. Kjo pakicë kombëtare jeton kryesisht e përqendruar në qytetin e Shkodrës, të Koplikut, në komunën Gruemirë, ne fshatrat Vrakës, Omaraj, Gril, Boriç i Madh, Boriç i Vogël, në Kamicë, Shtoj i Vjetër, Shtoj i Ri, Dobraç, Golem, Mushan, Bushat etj. Gjithashtu individe të kesaj pakice ka edhe në rrethet Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier në fshatrat Rreth-Libofshë dhe Hamil etj.