Pakica Kombëtare Bullgare
Pakica kombëtare bullgare është njohur për herë të parë nga Republika e Shqiperisë në tetor të vitit 2017. Ndryshe nga komunitetet e tjera që janë kompakte, komuniteti bullgar është kryesisht në tre rajone të ndryshme që nuk janë ngjitur me njëra-tjetrën. Këto janë Golloborda, Gora dhe Prespa, ku popullsia është e shpërndarë në fshatra të vegjël, në një nga rajonet më të varfra lindore të Shqipërisë.
Komuniteti bullgar ndryshon në fe. Në Prespë mbizotërojnë të krishterët ortodoksë, në Gollobordë komuniteti është i përzier, ndërsa në Gorë myslimanët janë shumicë. Këta faktorë kontribuojnë në statusin specifik të komunitetit bullgar në Shqipëri si i rrezikuar dhe forcojnë nevojën e tij për njohje kombëtare.
Pakica Bullgare shquhet si nje pakicë kombëtare e qetë dhe punë dashëse, bashkjetesa e kësaj pakice në Republikën e Shqiperisë ka qenë dhe është në harmoni të plotë.