Politika e Privatësisë
Komiteti për Pakicat Kombëtare është institucion qëndror, me personalitet juridik, në varësi të Kryeministrit i krijuar me ligjin Nr. 96/2017 “Për mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë” . Komiteti për Pakicat Kombëtare bashkëpunon me organet e qeverisjes, qëndrore dhe vendore, dhe me organizata e shoqata të ligjshme, që kryejnë veprimtari për ushtrimin e të drejtave dhe të lirive të personave, që u përkasin minoriteteve. Gjithashtu, Komiteti për Pakicat Kombëtare bashkëpunon, për çështje të ndryshme, në interes të personave që u përkasin pakicave kombëtare me organizmat dhe institucionet përkatëse ndërkombëtare.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012, ndryshuar me ligjin nr.120/2014 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” , ky dokument tregon mënyrën si Komiteti për Pakicat Kombëtare ruan të dhënat personale të mbledhura në lidhje me :
- Kërkuesit të cilët paraqesin kërkesa për informacion
- Nëpunësit e Komitetit për Pakicat Kombëtare
- Vizitorët e portalit http://www.pakicatkombetare.gov.al/
- Kërkesat për informacion
Kur paraqitet një kërkesë nga çdo palë e interesuar ajo protokollohet në një regjistër të veçantë nga punonjësi i arkivës. Të dhënat personale që mblidhen përdoren vetëm për procesin e shqyrtimit të kërkesës. Këto të dhëna mbahen në protokoll në një mjedis të sigurt dhe me akses të kufizuar.
- Nëpunësit e Komitetit për Pakicat Kombëtare
Për çdo nëpunës të Komitetit për Pakicat Kombëtare, ne përgatisim dosjen përkatëse. Të dhënat e përfshira në të, mbahen të sigurta dhe përdoren vetëm për qëllime që lidhen drejtpërdrejtë me punësimin e personit. Kur marrëdhënia e punës me Komitetin për Pakicat Kombëtare përfundon, Komiteti ruan dosjen në përputhje me ligjin për statusin e nëpunësit civil, ligjin për arkivat dhe rregulloren e brendshme të institucionit.
- Vizitorët në faqen tonë të internetit
Komiteti për Pakicat Kombëtare disponon faqen zyrtare të internetit http://www.pakicatkombetare.gov.al/ . Nëpërmjet kësaj faqeje, KSHM u vjen në ndihmë të gjithë personave të interesuar mbi Pakicat Kombëtare në Shqipëri , duke ju prezantuar kuadrin ligjor për fushën e pakicave kombëtare , duke ju dhënë informacion për pakicat në Shqipëri dhe përfaqësuesit e tyre pranë Komiteti për Pakicat Kombëtare, si dhe duke iu dhënë informacione të tjera të dobishme.
Për vizitorët e http://www.pakicatkombetare.gov.al/, sistemi mbledh informacione standarte, për qëllime statistikore, (Psh: Për të parë se cili është numri i vizitorëve, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm).
Komiteti për Pakicat Kombëtare përdor një teknologji bashkëkohore për të mbrojtur sigurinë dhe konfidencialitetin e të dhënave të personave, si dhe për të ndaluar aksesin në sistemin elektronik nga ana e personave të paautorizuar. Infrastruktura mbi të cilën ngrihet sistemi i Komitetit, është pjesë e rrjetit qeveritar GovNet.
Kjo politikë privatësie mbulon vetëm faqen tonë të internetit.
Ndryshimi apo përditësimi i kësaj politike privatësie, do t’ju njoftohet po në këtë faqe.
Për çdo kërkesë për informacion apo ankesë në lidhje me politikën tonë të privatësisë, mund të na kontaktoni në adresën:
Adresa: Rruga e Durrësit, ish-godina e Ministrisë së Mjedisit, Tiranë
Telefon: +355 4 22 56 843
Koordinatori
Koordinatori: Joni Pashaj, Jurist
Email: joni.pashaj@pakicatkombetare.gov.al
Tel: +355 4 22 56 843
Adresa: Rr. Durrësit, ish godina e Ministrisë së Mjedisit, Nr. 27, Tiranë
Orari:
E hëne – e enjte: 08.00-16.30
E premte: 08.00-14.00