Ligje

Ligji 96/2017 “Për mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë”

Ligji nr.96/2017 plotëson kuadrin ligjor dhe institucional për pakicat kombëtare në Shqipëri, si dhe shërben për qartësimin e politikave ndaj pakicave, duke adresuar rekomandimet e Komitetit Këshillues të Konventës Kuadër, gjatë cikleve të mëparshme të monitorimit. Ligji dhe aktet nënligjore në zbatim të tij synojnë të garantojnë gëzimin dhe ushtrimin e plotë të së drejtave individuale të personave që i përkasin pakicave kombëtare, për të mbrojtur identitetin e veçantë të pakicave kombëtare, mos diskriminimin dhe barazinë para ligjit.

Ligji adreson një sërë çështjesh që lidhen me: përkufizimin, kriteret ligjore të njohjes, shmangien e dallimeve midis pakicave kombëtare dhe atyre etno -gjuhësore, si dhe përmban parashikime ligjore për garantimin dhe ushtrimin e të drejtave, mekanizmat e përfaqësimit

Ligji 96/2017 “Për mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë”