Konstantina Beziani

Konstantina Beziani, e lindur në Gjirokastër më 28.07.1960, ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në “E drejtë Publike – Master Shkencor” në profilin “Minoritetet në Shqipëri dhe Standartet Europiane”.

Znj, Beziani ka vazhduar studimet pasuniversitare në Fakultetin e Drejtësisë, Departamentin e të Drejtës Publike gjatë periudhës 2003-2005 dhe ka mbrojtur mikrotezën me temë “Minoritetet në Shqipëri dhe Standartet Europiane”.

Gjatë periudhës Qershor 2003 – Janar 2004 ka qenë Zëvendësministre në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

Aktualisht, znj. Beziani është titullare e institucionit Komiteti për Pakicat Kombëtare që nga muaji mars 2004 dhe në vazhdimësi. Znj. Beziani ka për detyrë të hartojë dhe zbatojë politikat dhe strategjitë e Komitetit për Pakicat Kombëtare, institucion ky në varësi të Kryeministrisë, në dobi të të gjitha pakicave kombëtare. Gjithashtu, Znj. Beziani përfaqëson institucionin në marrëdhëniet me institucionet e tjera shtetërore dhe organizmat ndërkombëtare.

E- mail: konstantina.beziani@pakicatkombetare.gov.al
Tel: 00355 4 22 56 843