Takim konsultativ për përgatitjen eraportit të vlerësimit të nevojave

​Në datën 28 Mars 2022 u zhvillua pranë zyrave të Komitetit për Pakicat Kombëtare takimi me Znj. Erzsebet Szalayne Sandor, eksperte e Këshillit të Europës, e njohur në fushën e mbrojtjes së të drejtave të pakicave kombëtare në Hungari.

Vizita e Znj. Sandor u zhvillua në kuadët të përgatitjes së Raportit mbi Vlerësimin e Nevojave të Komitetit për Pakicat Kombëtare, projekt ky i mundësuar me ndihmën e Këshillit të Evropës.

Gjatë këtij takimi Anëtarët e Komitetit e njohën eksperten me historikun, problematikat dhe nevojat e secilës prej nëntë pakicave kombëtare që ata përfaqësojnë dhe Znj.Sandor ofroi eksperiencën dhe përvojën e saj mbështetur mbi praktikat më të mira për pakicat kombëtare në Hungari. Në fund të takimit u ra dakord vazhdimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dhe realizimi i një raporti final të përbashkët që do ti shërbejë përmbushjes të objektivave të Komitetit.