Komiteti për Pakicat Kombëtare në krijuar në mbështetje të nenit 18, Kreu III ligjit Nr. 96/2017“Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, VKM Nr. 726, datë 12.12.2018 “Mbi organizimin dhe funksionimin e Komitetit të Pakicave Kombëtare”, VKMsë Nr.769 datë 15.12.2021 për “Kriteret e mbështetjes së nismave dhe projekteve që synojnë mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare, dhe kriteret e përzgjedhjes për financimin dhe administrimin e fondit për pakicat kombëtare”, të politikave të tij si dhe programit vjetor 2024 “Për pjesëmarrje në procedurë konkurrimi për financim me grante”, hap thirrjen e dytë për projekt-propozimet për vitin 2024.

Kush mund të aplikojë?

 Kjo thirrje e Komitetit të Pakicave Kombëtare synon të mbështesë financiarisht me fonde publike projekt-propozime të paraqitura nga organizatat e shoqërisë civile,(të cilat janë të regjistruara sipas ligjit, ushtrojnë veprimtari sipas objektit të përcaktuar në statutin e tyre dhe disponojnë NIPT); si dhe individë, persona fizikë të regjistruar në QKB; që kanë në objektin e ushtrimit të aktivitetit mbrojtjen, promovimin mbështetjen e të drejtave të pakicave kombëtare (pra subjektet përfituese të granteve Organizata/Individi ti përkasi vetëm një pakice kombëtare)

Kjo thirrje synon mbështetjen e projekteve që zhvillohen në Shqipëri.

Afati i aplikimit:

 Thirrja e dytë për projekt-propozimet e Komitetit të Pakicave Kombëtare për vitin 2024 do të qëndrojë e hapur nga data 12 Gusht 2024 deri në datën 25 Shtator 2024 ora 16.30. Projekt-propozimet e paraqitura duhet të realizohen deri në muajin dhjetor të vitit 2024 dhe duhet t’i përmbahen kritereve të shpallura në Udhëzuesin e Granteve.

Theksojmë se Komiteti për Pakicat Kombëtare në rolin e autoritetit financues mbështetet në parimet e mëposhtme:

  • Lirinë e pjesëmarrjes e të konkurimit;
  • Mosdiskriminimin e trajtimin e barabartë;
  • Transparencën e procedurave dhe të vendimmarrjes, duke u ofruar të gjithë kandidatëve të dhënat e procedurës përkatëse;
  • Përputhshmërinë me objektivat e grantit e me efektivitetin e përdorimit të burimeve, në bazë të sistemit të konkurrimit dhe të kritereve, që mundësojnë vlerësimin e projektpropozimit dhe të specifikimeve teknike e financiare për përzgjedhjen e shpërndarjen e grantit;
  • Mungesën e prapaveprimit, duke përjashtuar mundësinë e shpërndarjes së fondeve për veprimtari tashmë të realizuara në datën e vendimmarrjes;
  • Paanshmërinë e shqyrtimit e të vendimmarrjes dhe parandalimin e konfliktit të interesave;
  • Përjashtimin e mbivendosjes, që nënkupton shmangien e financimit të së njëjtës veprimtari për të njëjtin interes konkret, më shumë se një herë, gjatë një viti fiskal.

Mënyra e aplikimit:

 Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në 1 (një) kopje fizike dhe 1 (një) kopje elektronike (USB), të vendosura në një zarf mbi të cilin është shkruar referenca/prioriteti i thirrjes publike, emri i plotë dhe adresa e subjektit aplikues. Aplikimet duhet të dorëzohen përmes postës zyrtare apo personalisht, gjatë ditëve të punës (e hënë – e premte) gjatë orarit zyrtar,  në adresën në vijim: Komiteti i Pakicave Kombëtare, Rruga e Durrësit, (ish godina e Ministrisë së Mjedisit) Nr. 27  kati 3 Tiranë, Shqipëri

Afati për vlerësimin e projekt propozimeve dhe shpalljen e rezultateve është jo më shumë se 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga afati i përcaktuar në dokumentet e konkurrimit për dorëzimin e projekt-propozimeve. Kandidatët do të njoftohen brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të vlerësimit të rezultateve të konkurrimit.

Çdo njoftim dhe komunikim do të bëhet përmes faqes zyrtare të Komitetit të Pakicave Kombëtare www.pakicatkombetare.gov.al

si dhe ne adresë elektronike: info@pakicatkombetare.gov.al

Lista e dokumentacionit për aplikim:

Aneks 1 Udhezuesi i Granteve (1)

Aneks 2 Formulari i Aplikimit 2

Aneks 3 Tabela per kostot financiare te projektit 3

Aneks 4 Tabela e aktiviteteve 2

Aneks 5 Lista e dokumenteve 2

Aneks 6 Vleresimi dhe kriteret ne perzgjedhjen e kandidateve 2024 (8)

Aneks 7 Draft Kontrata Tip 2